Nderimi ma i naltë në SHBA. Navy-Seal merr ‘Medaljen e Nderit’

Për herë të parë që prej Luftës së Vietnamit, nji anëtar aktiv i marinës amerikane ka fitu nderimin ma të naltë ushtarak në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, i dorëzoi Medaljen e Nderit (Medal of Honor) shefit të njisitit special, Edward Byers Jr.

Ceremonia u zhvillu në Shtëpinë e Bardhë.

Njisia e Byers u përfshi në shpëtimin e nji pengu amerikan në vitin 2012 n’Afganistan.

Fillimisht në godinën ku mbahej pengu Joseph Dilip hyni komandoja Nicolas D. Checque.

Ai u qellu nga terroristët në krye dhe humbi jetën.

Byers ishte i dyti që hyni mbrenda, tue qellue nji taliban, i cili kishte nji automatik në dorë.

Nji tjetër taliban nxitoi në qoshe të dhomës, ku ishte nji armë.

Byers e vuni poshtë dhe më pas rregulloi dylbitë e natës për të pa se ku ishte pengu amerikan.

Doktori amerikan i thirri n’anglisht.

Byers qelloi edhe talibanin e dytë dhe u hodh përpara pengut për ta mbrojt nga plumbat.

Në të njajtën kohë, Byers ngjeshi për muri nji tjeter taliban, derisa nji komando ishte futë tashma në dhomë dhe qelloi mbi talibanin.

Presidenti Obama vlerësoi naltë punën e kësaj njisie.

“Na mund të flemë ma qetë në krevatet tona mbasi patriotë si ky njeri mbrojnë menyrën tonë të jetesës dhe i pergjigjen thirrjes së kombit”.

“Medalja e Nderit” jepet shumë rrallë.

Byers asht i gjashti që e merr, por i pari që asht aktiv në detyrë.