Ndërprehen gërmimet në Krusevac të Serbisë, nuk ka fonde të mjaftueshme

Në njanin nga lokacionet e shumta ku dyshohet për varrezë masive, tashma janë ndërpre gërmimet përkohësisht.

Kështu ka ba të ditun për Indeksonline, kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjetunit, Prenk Gjetaj, simbas së cilit fondet janë shkak i ndërpremjes.

“Gërmime ka pasë deri të Premten në Krusevac të Serbisë, mirëpo ato janë ndërpre me arsyetim mungesa e fondeve, por për nji javë ka me u ba konsolidimi për të parë a ka me u vazhdue tutje me to apo jo”, ka thanë Gjetaj.

Ai ka theksue se në këtë zonë janë heqë gurët dhe sasi e dheut, mbasi që pala serbe pretendon se në të ka trupa të varrosun.