Ndërpritet mbledhja e Kryesisë, ankohet opozita

Opozita njoftoi se po u shkelet e drejta e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme mbasi, simbas tyne, Kryetari Kadri Veseli vendosi që për këtë me vendos kryesia dhe jo propozuesi.

Ishte Glauk Konjufca, kryetar i grupit parlamentar të VV’s, i cili tha se Kadri Veseli po prish praktikën parlamentare që të mos u jep të drejtë deputetëve me thirrë kurdo që duen nji seancë. Madje ai ka thënë se për këtë gja mund të kërkohet mendim edhe në Kushtetuese.

‘Kjo asht nji shkelje e randë e demokracisë. Për këtë mund të merret edhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese’, ka thanë Konjufca.

Po ashtu, të njajtat kritika i pati edhe Avdullah Hoti, i cili asht kryetar i grupit të LDK’s.

‘Sot u shkel nji e drejtë që ka qenë gjithmonë, ajo e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme kurdo që dëshiron propozuesi. U shkel nji praktikë parlamentare’, ka thanë Hoti.

N’anën tjetër, panikë për fushatë e ka quejt këtë veprim të opozitës, shefi i grupit parlamentar të PDK’s, Memli Krasniqi.

‘Më vjen keq që kolegët janë nën ethet e fushatës që nis nesër’, ka thanë ai.

Seanca e kryesisë së Kuvendit u ndërpre tue mos mujt me vendos për datën e seancës së jashtëzakonshme, për të cilën opozita thotë se po u shkelet e drejta për me thirrë kurdo që dëshirojnë seancën.

 

Shperndaje në: