Ndërron jetë ish drejtori i RTK’s Agim Zatriqi

Në moshën 66 vjeçare ka ndërrue jetë Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Agim Zatriqi. Varrimi i Zatriqit ka me u ba nesër në varrezat e Prishtinës.

Ai ka qenë kryetar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë në Kosovë, mandej ishte pjesë e Qendrës “Gani Bobi”, kurse mbasluftës u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës.