Ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, miku i Kosovës

Ish ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle. Ka ndërrue jetë në moshën 54 vjeçare mbas humbjes së betejës me leukemi.

Alexander Vogel, udhëheqës i zyrës së Fondacionit Westerwelle, ka thanë se ai vdiq të Premten, por nuk ka dhanë ma shumë detaje.
Westerwelle ka qenë shef i diplomacisë gjermane nga viti 2009 deri në vitin 2013, dhe ishte zavendëskancelar i Angela Merkelit nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Ai njihej edhe si mik i Kosovës dhe ka qëndrue disa herë në vendin tonë.