Ndërron jetë nana e Agim Ramadanit, ngushëllon kryeparlamentari Veseli

Ka ndërrue jetë në moshën 85 vjeçare, Fetije Ramadani, nana e Heroit të Kombit, Agim Ramadani.
Fetije Ramadani, e cila ndërroi jetë sot në Zhegër, vuente nga nji sëmundje e shkurtë.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ngushëllue familjen Ramadani. Përmes nji telegrafi, Veseli ka shprehë ngushëllimet më të sinqerta, tue thanë se nana e patriotit Agim Ramadani, ishte burim frymëzimi patriotik e atdhetar.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së madhe, Fetihe. Nëna e Heroit Agim Ramadani, si të gjitha nënat e tjera të Kosovës, ishte burim i frymëzimit patriotik e atdhetar të bijave dhe bijve më të mirë të vendit, të cilët në momente të kthesës historike, nuk kursyen as gjakun e tyre, për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë. Duke bashkëndjerë me ju këtë dhembje të madhe, më lejoni që, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Veselit