“Ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet”

Policia e Kosovës asht absolutisht e gatshme me u ba pjesë e Interpol’it dhe e organizatave të tjera të sigurisë.

Drejtori egzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, ka paralajmërue se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet. Ai në nji intervistë për Epokën e Re, ka thanë se kjo po bahet tue aplikue instrumentin e “fuqisë së butë”, përmes disa organizatave joqeveritare në katër komunat veriore dhe të disa medieve të caktueme në rajon.

Sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, Qehaja vlerëson se krimi i organizuem, korrupcioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi janë rreziqet kryesore që i kanosen Kosovës.

Ndërsa, rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ai ka përmendë pengesat politike që kanb me dalë gjatë këtij rrugëtimi.