Kasapi i Bosnjës denohet me 40 vjet burg, fajtor edhe për Srebrenicën e Sarajevën

karacic

Tribunali i Hagës e ka shpallë fajtor Radovan Karadžić tue e denue me 40 vjet burg për krime lufte të kryeme gjatë luftës në Bosnjë.

Ai asht shpall fajtor edhe për gjenocid në Srebrenicë dhe për rrethimin e Sarajevës.

Shpallja e aktgjykimit ka fillu n’orën 14:00 tue zgjat gati 2 orë nga Gjykatësi koreanojugor O-gon Kwon.

 

LIVE: Karadzic nuk shpallet fajtor për gjenocid në 7 komuna të Bosnjës

Tribunali i Hagës në pikën 1 të aktgjykimit kundër Radovan Karadžić ka shpall se ai nuk ka pas qellim për të krye gjenocid në 7 komuna të Bosnjës edhe pse aty janë krye krime masive.

Ish-Presidenti i serbëve të Bosnjës asht përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Në 9 pika tjera, Karadžić akuzohet për debim, vrasje deportime, terrorizim të popullatës civile, marrje peng të ndërkombëtareve dhe akte tjera çnjerëzore gjatë luftës në Bosnjë (1992-1993).

 

Ndiqeni LIVE vendimin e Hagës ndaj Radovan Karadžić

Gjyqi ndaj Radovan Karadžić, ish-presidentit serb të Bosnjës dhe komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, pritet të mbyllet sot në Gjykatën Kriminale për ish-Jugosllavinë në Hagë.
Karadžić përballet me burg të perjetshëm mbasi mbi të rëndojnë 11 akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje, deportim, terror dhe sulme të paligjshme kundër civilëve.

 

Ish-lideri serbo-boshnjak përballet edhe me akuzën për gjenocid, për vrasjen e ma shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica, kur forcat etnike serbe ekzekutuen pengjet.
Karadžić qëndroi n’arrati për 13 vjet mbasi u akuzu në 1995, po ashtu përballet edhe me akuza në lidhje me rrethimin 43 mujor të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, ku vdiqën ma shumë se 5 mijë civilë.
Ne videon e maposhtme kqyreni LIVE pjesën e fundit të gjykimit: