Ndodh edhe kjo, e nxjerr në shitje kerrin, për me i mbulue shpenzimet e fushatës! (foto)

Xhavit Drenori,  asamblist në komunën e Drenasit, i cili ka me qenë në listën për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, ka qitë në shitje kerrin e tij, për me përballue shpenzimet e fushatës.

Ai këtë e ka ba të ditur me anë të nji postimi në Facebook.

 

Ky asht postimi i tij:

 

Miq,

tashmë është zyrtarizuar kandidatura ime për Deputet të Parlamentit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore kam vendosë me e shitë veturën time private VË Passat (viti i prodhimit 2006).

Vetura është në gjendje shumë të rregullt teknike dhe është në pronësinë time personale edhe me dokumentacion. Nuk është në listen hipotekare.

(Nuk e di nëse në Gjermani është vozitë vetëm nga një plakë , por në Kosovë ju garantoj që ka qënë në duar të shoferit shumë të kujdesshëm).

Vetura ka më pak se dy vite që është doganuar në Kosovë dhe inspektimi para doganimit i është bërë tek Autosalloni i autorizuar për VË “Baki Automobile”, ndërsa servisi i rregullt i është bërë tek Automekaniku “Ariani” në Drenas.

Vetura shitet me çmim të arsyeshm të tregut.

PS.: Boll po me dhimbet, por kam mbetë pa alternative tjetër të mbulimit të shpenzimeve të fushatës. Për veturën në fjalë se bashku me bashkëshorten jemi ende kredi në bankë.

PS.2: Shpenzimet e fushatës përfshinë: burekë me jogurt, shpenzimet e levizjeve nëpër teren si dhe mbushjet e telefoni për të gjithë vullnetarët që kanë shpreh gatishmërinë të më ndihmojnë, pastaj shpenzimet e vizitkartave, flyerave si dhe videospoteve promovuese për zgjedhje.

Shpresoj që sado pak ju bëj “konkurencë” në shpenzime disa prej kolegëve nga Drenasi që kanë gurthyes (me-, e pa ligj).

drenoriiii