Ndodh edhe kjo në PS, deputeti kerkon shkarkimin e Beqajt!

Pak ditë mbas publikimit nga ana e emisionit ‘Stop’ të audio regjistrimit të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili shkarkon nga telefoni mvartësin e tij në Tropojë sepse nuk ka shkue në nji mbledhje partie, ka reague deputeti i PS’s, Parid Cara.

Ndryshe nga kolegët e tjerë të cilët i dolën në krah apo e kaluen në heshtje Cara kerkon shkarkimin e Beqajt, mbasi simbas tij kjo asht nji papërgjegjshmëni e ministrit dhe se kostot individuale nuk duhet me i mbajtë qeveria mbi krah.

 

 

Ky asht reagimi i Carës

 

Një video e transmetuar pak ditë më parë ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor, ka ngjallur me shumë të drejtë reagim negativ në opinionin publik.

Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji.

Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop” duhet të jepte dorëheqjen menjëherë. Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri.

Ilir Beqja duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, pasi çdo ditë më shumë ai në pozicionin e ministrit është kosto e panevojshme për Qeverinë në sytë e opinionit publik.