Ndodh edhe kjo n’Maqedoni: “Vdekje për shqiptarët” në Ditën e Flamurit!

Nuk ka kalue nji javë nga shkatërrimi i Shtëpisë së Alfabetit Shqiptar, në Manastir janë hedh të tjera pllakate me mbishkrime “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”, raporton Lajm.
Kësaj here mbishkrimet janë vendos te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”.
Pllakatet e vendosuna janë të njajta me ato që u vendosën më 22 Nandor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u shkatërrue Shtëpia Muze.

Provokime të tilla ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve te Muzeu i Alfabetit.

Për shkak se autorët nuk zbulohen asnjiherë nga policia, shumë analistë supozojnë se mbas këtyne damtimeve qendrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën ma të lehtë  për me fitue zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

Për këtë arsye, analistët apelojnë që shqiptarët me votue kundër partisë në pushtet, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokime.

 

 

gazeta

 

3-lajm