Ndodh edhe kjo, rrxohet kamioni, humbin jetën 77 persona

Ma s’paku 77 persona kanë humb jetën në nji aksident që ka ndodh në Republikën e Afrikës Qendrore.

Viktimat kanë humb jetën, deri sa ndodheshin në nji kamion të mbingarkuem dhe i cili u rrokullis për shkak të nji defekti teknik.

“Kanë humb jetën 77 persona, kryesisht burra. Por ka shumë të plagosun, disa janë në gjendje të randë”, tha nji zyrtar i policisë në qytetin Bambara.

Banorët vendas, thonë se kjo nuk asht hera e parë që ndodhin në këtë zonë të tilla aksidente me kamionë të mbipopulluem.