Ndodh edhe kjo, Serbia i dergon ndihma Sirisë!

Serbia thotë se vendimi për me dërgue ndihma në Siri asht gjest i pastër humanitar dhe nuk asht shejë se po merrë anë në luftën civile në Siri.

Nji avion rus, që po barte ndihma nga Serbia, të cilat përmbanin ushqim, barna dhe veshje, janë dërgue në Siri më 20 Tetor.

Ministri serb, Aleksandar Vulin ka thanë sot se ato ndihma “janë për njerëzit e Aleppos”.

“Nuk e di nëse ata mbështesin Assadin ose jo por e di se ata kanë nevojë për ndihmë”, ka thanë Vulin.

Edhe pse Serbia ka nisë negociatat për t’ju bashkue BE’s, shteti vazhdon me qenë njani prej aleatëve ma të afërt të Moskës në Ballkan.

Serbia ka refuzue me ju bashkue vendeve që kanë vendos sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Më 19 Tetor, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic asht ankue se BE po ban presion diplomatik “absolutisht të panevojshëm” ndaj shteteve të Ballkanit për me vendos sanksione ndaj Moskës.