Ndrron jetë ish-kancelari Helmut Kohl, ‘baba’ i bashkimit të dy Gjermanive

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, baba i ribashkimit gjerman, vdiq sot në moshën 87-vjeçare, simbas të përditshmes “Bild”, drejtoria e të cilës ishte shumë pranë kësaj figure të historisë gjermane kontemporane.

“Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, vdiq sot në mëngjes në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në jugperëndim të vendit”, theksoi e përditshmja.

I ashtuquejtun shpesh si “baba i ribashkimit” të Gjermanisë, ai ka qenë kancelari ma jetëgjatë i këtij vendi, përfshi edhe periudhën e fundit paqësore të Luftës së Ftoftë, ma konkretisht prej vitit 1982 deri më 1998.