Ndrron mendje Zafir Berisha, qe çka thotë tash për votën ndaj Qeverisë Haradinaj

zafirberishaaa

Ish-deputeti nga NISMA për Kosovë, Zafir Berisha, ka sqarue nëse ka me votue “Qeverinë Haradinaj”, nëse pjesë e kësaj qeverie ka me qenë Lista Serbe.

Ai në “Fakt Plus” deklaroi se Lista Serbe asht parti që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, dhe kjo Listë asht kategori ligjore dhe Kushtetuese, dhe nuk ka asnji arsye për mos me e votue qeverinë me këtë listë mbrenda.

Ai u shpreh se ka me votue Qeverinë e Ramush Haradinaj, mbasi që siç tha ai edhe nëse Haradinaj nuk kishte me dashtë me pasë Listën Serbe mbrenda qeverisë, nuk kishte mujt me ba nji gja të tillë

E ndërkohë, Berisha dje në profilin e tij në Facebook, ka shkrue se “koalicioni i ardhshëm, duhet m’i pasë 61 vota, pa Listën Serbe të Vucic”, si kusht për votën e tij. “Ndryshe nuk kam me pasë votën time”, thotë ai.