Ndryshimet n’auditim të randësishme për integrimet europiane

komisioiiiaudit

Komisioni parlamentar për Integrime Europiane shqyrtoi projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, ku u tha se këto ndryshime janë të randësishme edhe për mbikëqyrjen e financave.

Kryetarja e këtij Komisioni, Teuta Sahatqija tha se projektligji në fjalë me rekomandimet e dhana, tashma asht edhe në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Europian, dhe rekomandoi që të votohet për diskutim në seancat e ardhshme të Kuvendit.

Edhe anëtarja e Komisionit, Vjosa Osmani tha se janë marrë parasysh rekomandimet e tyne dhe ky projektligj ka randësi për integrimet europiane dhe mbikëqyrjen financiare.