Ndryshimi i kufijve me Shqipninë? Përgjigjet Presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO’s.

Thaçi në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, asht pyetë për raportet me vendet e rajonit, në veçanti me Shqipninë, transmeton lajmi.net

Ai ka thanë se raportet Kosovë-Shqipni, janë të shkëlqyeshme dhe për këtë duhet me u gëzue krejt.

“Nuk kemi aspirata për ndryshim kufijsh me Shqipninë”, ka thanë Thaçi.

Ai ka deklarue se aspiratat e Kosovës janë euroatlantike dhe për këtë angazhohen tana partitë në vend.

Thaçi ka deklarue se anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO asht i domosdoshëm.