Ndryshon formati i bisedimeve Kosovë-Serbi

Dheta marrëveshja janë arritê deri tash prej fillimit të bisedimeve teknike e politike me Serbinë, por nji pjesë e tyne asnjiherë s’janë zbatue.

Kjo asht njana prej arsyeve pse Qeveria e Kosovës ka vendosë me kërkue ndryshimin e formatit të njerëzve që kanë me bisedue.

Tash, dialogu Prishtinë-Beograd ka me u udhëheqë nga presidentët e dy Republikave.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri s’ka me pasë ma barrën kryesore në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo për shkak se kompetencat e saj ka me i marrë Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Kjo asht kërkesa që Kryeministri Isa Mustafa e ka ba të qartë – nuk ka me pasë ketë vazhdim të dialogut në nivelin aktual. Kjo për shkak se, s’po kanë rezultate negociatat që zhvillohen në Bruksel nën udhëheqjen e BE’s dhe mbikqyrjen e SHBA’ve.

”Mendoj se dialogu duhet me fillue me nji format dhe koncept krejtësisht tjetër”, ka paralajmërue Kryeministri në nji intervistë për “Radio Europa e Lirë”.