Ndryshon mendim Nikolic, thotë se për njohjen e Kosovës duhet me u pyet qytetarët

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic tha se shumë shpesh ka kërkue nga përfaqësues të Bashkimit Europian me ia sqarue nëse Serbia do duhet me njoftë pamvarësinë e Kosovës në fund të procesit të anëtarësimit.

Ai shtoi se kishte me qenë mirë që nji kërkesë e tillë me u publikue menjiherë për me pasë mundësi me u pyet gatishmënia e qytetarëve.

Me këtë, Nikolic la me u kuptue se çashtja e njohjes së Kosovës kishte me mund me u fut në nji referendum për qytetarët në Serbi.

Nikolic për mediat greke përsëriti mendimin se Serbia nuk kishte me njofte asnjiherë pamvarësinë e Kosovës, edhe nëse i kushton me çmimin e anëtarësimit në BE.