Në 88 vjetorin e lindjes – Ali Hadri bahet me shtatore

Për nder të datëlindjes së 88 të akademikut Ali Hadri asht inaugurue shtatorja e tij para objektit të ri të Bibliotekës Universitare.

I pranishem në këtë ceremoni ishte edhe Ministri i Arsmit Arsim Bajrami, i cili e ka vlerësue naltë figurën e akademikut Ali Hadri dhe i cili asht njani prej meritororëve për shtatoren e ngritun.

Simbas Bajramit, puna dhe përkushtimi i tij na ban të ndihemi krenarë mbasi Akademik Hadri me veprën dhe qëndrimin e tij, u shndërrue në nji model të dijës e të moralit dhe qendresës intelektuale kombëtare.

Ai shtoi se kjo ngritje e shtatorës asht nji punë shumë e vogël tue e krahasue vepren e tij të madhe.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe familjarët e Hadrit dhe shumë historian të vendit.