Në Asamblenë e NATO’s diskutohet për Kosovën

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës se Kosovës i udhëhequn nga nënkryetari i Kuvendit dhe udhëheqësi i Delegacioni të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, Xhavit Haliti po merr pjesë në konferencën e përbashkët te Grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme te Asamblesë Parlamentare të NATO’s që po mbahet në Parlamentin Italian në Romë, Itali.

Në këtë konferencë, e cila ka me zgjatë deri më 29 Tetor 2016, kanë me folë zyrtare të naltë shtetnorë si Laura Boldrini- Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, Andrea Manciulli – Kryetar i delegacionit Italian në AP të NATO’s, Paolo GENTILONI, Ministër i Punëve të Jashtme, Abdul Raouf IBRAHIMI, Kryetari i Dhomës së Popullit, Afghanistan, Gjeneral Majori Guglielmo Miglietta, Komandanti i ish-KFOR, në Mesdhe dhe në Ballkan Gjeneral Claudio GRAZIANO, Shef i Shtabit të Forcave Ushtarake Italiane, Ambasadori Brett MCGURK, I dërguemi special nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për luftën kundër ISIS si dhe Roberta Pinotti, Ministre e Mbrojtjes.

Delegacioni i Kuvendit te Kosovës po zhvillon takime bilaterale me përfaqësuesit në AP të NATO’s, ku po diskuton tema, të cilat kanë te bajnë me t’ardhmen e shtetit te Kosovës në AP te NATO’s dhe NATO’n.