Në Belgjikë zbulohet nëndetësja e Luftës së Parë Botnore me 23 persona mbrenda (foto-video)

Në Detin e Veriut asht gjetë skeleti i nji nëndetëseje gjermane, të mbytun gjatë Luftës së Parë Botnore, ku mbrenda saj munden me qenë trupat e 23 personave.

“Daily Mail” shkruen se nëndetësja UB-II, e cila prej vitesh dergjet në thellësinë e 30 metrave në ujnat belge, thuhet të jetë në gjendje të mirë, edhe pse ka pësue dame në pjesën e naltme.

Ndërkohë, besohet se mjeti lundrues asht fundosë si pasojë e goditjes nga nji minë. Gjithashtu, thuhet se nëndetësja asht mbulueme në mënyrë që të parandalohen plaçkitjet apo damtimet e saj.

Simbas “Daily Mail”, deri tash, 11 nëndetëse të Luftës së Parë Botnore janë gjetë në ujnat belge, por anija e fundit mendohet të jetë ajo në gjendjen ma të mirë.

Shperndaje në: