Në dialogun Kosovë – Serbi, përfshihen SHBA, Gjermania dhe Rusia?

Në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit pritet që të ketë “lojtarë” të tjerë në fund të këtij vjeti.

Bahet fjalë për SHBA dhe Gjermaninë, nëse të dy palët arrijnë që të pajtohen për këtë, shkruen mediumi serb, Novosti, derisa mediumi tjetër Politika, mëson që shteti i Serbisë  ka me kërkue edhe përfshimjen e Rusisë, shkruen Klan Kosova.

Simbas këtyne spekulimeve, bisedimet mes ekipit të Kosovës dhe Serbisë në t’ardhmen ka m’u kryesue nga politikanë gjermanë me përvojë në emën të Bashkimit Europian, ndërsa Washingtoni ka me dërgue nji vëzhgues për këtë proces.

 

Shperndaje në: