Në Ditën e Mësuesit, Veseli viziton shkollen e vet

Per shenimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të
Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Shkollën Fillore “Ismail
Qemali” në Mitrovicë.

Në nji pritje të ngrohtë nga nxënësit dhe stafi mësimdhënës i shkollës,
kryetari Veseli theksoi se ndihet krenar që pikërisht sot, në Ditën e
Mësuesit, gjendet në shkollën, nxënës i të cilës ishte për tetë vjet
rresht.

Duke i uruar mësimdhënësit për ditën e tyne dhe përgëzue ata për punën
fisnike e të palodhshme në arsimimin e brezave, kreu i Kuvendit tha se
institucionet e Kosovës kanë ba shumë për arsimin, por, megjithatë,
asnjiherë nuk mundet me u thane se asht mjaftueshem.

 

 

veseli

“Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha, në kohën kur arsimin tonë
ende e presin sfida të shumta. Angazhimet e të gjithëve tani duhet të jenë
të fokusuara në ngritjen e cilësisë në standardet më të larta”, theksoi
kryetari Veseli.

Duke iu drejtuar më të vegjëlve të shkollës, kryeparlamentari Veseli
kërkoi nga ta që t’i përkushtohen mësimit dhe dijes, duke vënë kështu
themele të shëndosha për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur për
vendin.

“Mësuesit juve ju japin jo vetëm dije, por edhe kulturë e shpirt se si të
bëheni qytetarë të të ardhmes, se si të silleni në jetë dhe shoqëri, dhe
të jeni qytetarë të dinjitetshëm të shtetit që ju vet do ta drejtoni”,
theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli takoi edhe mësuesen e tij të parë,
Kimete Berisha dhe ndoqi recitimet e disa nxënësve, të përgatitura për
nder të 7 Marsit.