Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kryeministri zotohet se ka me i përkrahë gazetarët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, theksoi randësinë jetike që ka liria e shprehjes për fuqizimin dhe demokratizimin e matejmë të shoqnisë kosovare.

Kryeministri Mustafa tha se këtë instrument të randësishëm e sheh si shtytës për qeverisje të përgjegjshme dhe nxitës të përmbushjes së standardeve të përafrimit euroatlantik të Kosovës.

Si kryeministër, unë zotohem t’i përkrahë gazetarët në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të qenë të lirë e të pavarur. Në këtë ditë të veçantë për të gjithë gazetarët dhe mediat, unë i mbështesë të gjithë ata në përkushtimin e tyre që të kryejnë misionin për të cilin janë përcaktuar. Qeveria që unë drejtoj dëshiron partneritet me median në funksion të përmbushjes së obligimeve që kemi të dyja palët karshi publikut”, thuhet në nji deklaratë për media nga Kryeministri Mustafa.