Në Drenas nuk jeton asnji serb, por Lista Serbe mori qindra vota!

Drenasi asht nji nga komunat ku nuk jetojnë komunitetet pakicë, por në zgjedhjet e djeshme, 333 qytetarë ia kanë besue votën serbëve, goranëve dhe ashkalive.

Subjekti politik, Jedinstvena Goranska ka marrë 72 vota, Koalicija SDA ka marrë 41 vota, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës 31 vota, Partia e Ashkalijëve për Integrim 27 vota e kështu me radhë./RTK