Në Gjermani kërkojnë reagim ma të ashpër ndaj Turqisë

Nga 55 gjermanë të burgosun në Turqi, 12 janë mbrapa hekurave për arsye politike. Gjithmonë e ma shumë politikanë në Berlin, – thotë “Deutsche Welle”, – po ngrejnë zanin e pyesin se për sa kohë duhet me durue Gjermania këtë sjellje të Erdoganit.

Mbas dy arrestimeve të reja të shtetasve gjermanë në Turqi, gati të gjitha partitë kërkojnë nji kurs ma të ashpër ndaj Ankara’s, e kritika kanë vërshue edhe ndaj Kancelares Angela Merkel, për reagim tejet të përmbajtun të saj ndaj kryetarit të shtetit turk.

Merkel deklaroi të Premten në Nurenberg se, ndalimet që po vnojnë në provë durimin e Berlinit “nuk kanë në shumicën e rasteve asnji bazë”. “Prandaj, duhemi me reague këtu me vendosmëni”, ishte deklarata e saj, pa sqarue megjithatë konkretikisht se qysh ka ndërmend me veprue në këtë rast.

Merkel tha se, në kuadër të zhvillimeve aktuale, qeveria gjermane duhet me “rimendue, ndoshta” edhe njiherë politikën e saj ndaj Turqisë.