Në hetimet për zbardhjen e rastit Dehari, i përfshimë edhe EULEX si monitorues

Janë ba 10 ditë nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Që nga ajo ditë, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka garantue transparencë të plotë në hetimin e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit, tue thanë se ka m’i angazhue tanë mekanizmat relevantë që të merren me rastin.

E, në hetimet që janë tue vazhdue ende për zbardhjen e plotë të shkaqeve se qysh vdiq Astrit Dehari, asht i përfshimë edhe EULEX’i, por vetëm si monitorues.

“EULEX-‘i asht tue e monitorue rastin, që asht përgjegjësi e autoriteteve të Kosovës”, ka qenë përgjigjja e shkurtë e zyrës së EULEX’it për Telegrafin.