“Në javët e ardhshme, përkrahja e Gjermanisë, thelbësore për liberalizimin e vizave”

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka kallxue se asht takue me homologun e tij gjerman Frank Walter Steinmeier.

Ai ka thanë se përkrahja e Gjermanisë në javët në vazhdim asht jetike për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Në New York, pata takim shumë të mirë me mikun tim, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Steinmeier i cili asht nji mbështetës i madh i Kosovës”, ka shkrue Hoxhaj në Facebook.

Simbas tij, në javët e ardhshme, përkrahja e tij (Steinmeierit) dhe e Gjermanisë asht jetike për të marrë vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave.