Në këtë kohë priten me u ngritë aktakuzat e para nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale pritet që në fund të këtij viti me i ngritë aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK’s, nën dyshimet për krime të luftës në vend. Ngritja e aktakuzave thuhet se ka me “dridhë” Kosovën, meqë përflitet se të arrestuemit kanë me qenë zyrtarë të profilit të naltë.

Gjykata Speciale tashma asht në përfundim të kompletimit me stafin administrativ, gjyqtarët dhe prokurorët dhe shumë shpejt pritet funksionalizimi i saj i plotë.

Funksionalizimi i plotë ka me i hapë rrugë ngritjes së aktakuzave të para për ish-eprorët e UÇK’s, lidhun me pretendimet për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Tashma Këshilli i Bashkimit Europian ka miratue buxhetin për mbështetje të dhomave të Gjykatës Speciale prej afër 29 milionë eurosh për nji periudhë njivjeçare, përderisa asht përmbyllë edhe konkursi për rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve./Zeri