Në këtë vend fillojnë gërmimet për varrezë masive

Në Gllarevë të Klinës sot kanë fillue gërmimet për persona të pagjetun të luftës së fundit. Nji person i vdekun asht ekshumue sot, i cili simbas ekspertizës po dyshohet se asht i luftës së fundit.

Simbas Prenkë Gjetajt, i gjetuni ishte i varrosun në mënyrë klandestine dhe me tesha. Ai tha se ende nuk asht identifikue i vdekuni, transmeton Kosovapress.

Simvas tij, para nji jave nji banor i këtij katundi gjatë punimeve për nji kanal të ujësjellësit ka hase në eshna të njeriut, i cili ka njoftue autoritetet përkatëse dhe për këtë komisioni për të pagjetub sot ka organizue gërmimet për hulumtime të tjera në këtë lokacion.