Në këtë vend kërkohet ndalimi i alkoholit nëpër supermarkete

Shoqata mjekësore në Zelandën e Re, ka ba thirrje për ndalimin e shitjes së pijeve alkoholike nëpër supermarkete, tue thanë se të vendosja e tyne në krah të produkteve ushqimore, ban normale nji drogë të rrezikshme, pra simbas tyne, njerëzit vendosin në shporten e ushqimeve edhe nji shishe alkohol pa e mendue dy herë.

Vena dhe birra kanë qenë gjanësisht të pranishme në supermarketet në vend që nga viti 1990.

Simbas shoqatës më shumë se gjysë milioni njerëz në Zelanda e Re konsumojnë alkohol në mënyrë të rrezikshme.

Dr Kate Baddock, kryetari i shoqatës, tha se provat tregojnë se alkoholi ishte ma i keq se metamfetamina, marijuana dhe heroina, sepse asht i lirë, e problematik.