Në këto komuna anulohet Testi i Arritshmënisë

????????????????????????????????????

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për anulimin e Testit të Arritshmënisë, të mbajtun me 21 Maj 2016 në komunat: Gjilan, Dragash dhe Hani i Elezit.

Përsëritja e testit bahet me 8 Qershor 2016, prej orës 10:00.

Vendimi është marrë pas rekomandimit të grupit të ekspertëve të Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, i cili i ka vlerësuar jo reale dhe jo të besueshme rezultatet e testit në këto komuna, si dhe administrimit jo të mirë të këtij procesi. MAShT ka obliguar Drejtoritë Komunale për Arsim në këto komuna, që të njoftojnë me kohë nxënësit dhe të bëjnë përgatitjet e nevojshme për realizimin e standardeve të pranueshme të administrimit të këtij vlerësimi”, thuhet në njoftimin për media.