Në këto komuna, e sigurt asht që s’ka me pasë ballotazh

Zgjedhjet Lokale

Në katër komuna të Republikës së Kosovës kanë me u përballë vetëm nga dy kandidatë në zgjedhjet lokale që mbahen me 22 Tetor.

Të pakten Parteshi, Graçanica, Zveçani dhe Zubin Potoki, kanë me përcaktue qysh me 22 Tetor se kush ka me qenë kryetari i tyne, mbasi në garë janë vetëm nga dy kandidatë dhe nuk mundet me pasë ballotazh, raporton Indeksonline.

Në nenin 9 të ligjit për Zgjedhjet Lokale spjegohet se kur shpallet fitues i garës nji kandidat.

“Kandidati zgjidhet Kryetar i Komunës nëse ai apo ajo fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë”, thuhet në pikën 5 të këtij neni.