Në komunën e Nismës, Mustafën e presin protestuesit e Vetëvendosjes

Në vizitën e parë të turit nëpër Komuna, Kryeministri Isa Mustafa dha nji deklaratë të randësishme, tue sigurue se s’ka me pasë komuna të reja serbe në Kosovë.

Rreth nji javë ma parë partitë opozitare organizuen nji protestë në Vushtrri tue e kundërshtue krijimin e komunës së Prilluzhës.

Mirëpo mbas takimit me t’parin e Vushtrrisë, Bajram Mulakun, Mustafa siguroi se nji gja e tillë s’ka me u ba.

Që prej zgjedhjes së tij Kryeministër, kjo asht vizita e parë e Mustafës në Komunën e Vushtrrisë. Përveç takimit me Mulakun, shefi i Qeverisë vizitoi edhe disa kompani tjera private në këtë qytet tepër t’vjetër të Kosovës.

E mbas Vushtrrisë, Mustafa vazhdoi rrugën për në qytetin e Obiliqit, ku u takue me Kryetarin e kësaj komune Xhafer Gashi. E bash mbas takimit me kryetarin e Obiliqit, që vjen nga radhët e AAK’s, Mustafa gjeti vendin me iu përgjigjë anulimit të protestës së opozitës tu’ thanë se Qeveria ka punën e vet dhe opozita të sajën.

 

Njajtë si në Vushtrri edhe në Obiliq, Mustafa vizitoi edhe vende tjera, tue e nis prej Koorporatës Energjetike të Kosovës e Fabrikës së Tjegullave.

 

Mirëpo në Malishevë, Kryeministrin e pritën aktivistët e Vetëvendosjes.

Mbas protestes, Mustafa dhe kryetari i Komunës, Ragip Begaj dolën para medias, tu’ thanë se kanë bisedue për vërshimet.

Në këtë udhëtim, Mustafa ishte i shoqnuem nga Ministri i Financave, Abdullah Hoti, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Ministri i i Bujqësisë, Memli Krasniqi, Zv/Ministri Bajram Geci, dhe zv/Ministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi.