Në Kosovë mbahet konferenca e parë rajonale për sigurinë kibernetike

Sot në Prishtinë fillon konferenca e parë rajonale për siguri kibernetike “Bashkënisht ta ngritim sigurinë kibernetike”.

Konferencën rajonale dyditore për siguri kibernetike, organizohet nga Ministria e Punëve të Mbrendshme dhe Këshilli Shtetnor për Siguri Kibernetike.

Në këtë konferencë kanë me marrë pjesë: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni, shefi i misionit të OSBE’s në Kosovë, Jan Braathu, koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Nehat Mustafa, zavendësministri i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Shqipnisë, Stefan Çipo, zavendësministri i Punëve të Mbrendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ministra e zavendësministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë, udhëheqës të agjencive të zbatimit të ligjit, rektorë të universiteteve, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike.