Në Kosovë organizohet konferencë ndërkombëtare kundër ekstremizmit

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka me organizue konferencë dy-ditore me temë: ‘Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm’.

Kjo konferencë asht mbështetë nga misioni i OSBE në Kosovë.

Konferenca asht e nivelit ndërkombëtar dhe ka me sjellë në Prishtinë shumë studiues, evokues e përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme nga tanë bota, për me i shkëmbye përvojat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për me i pa mundësitë e bashkëpunimit të matutjeshëm.

Konferenca hapet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa fjalë rasti kanë me mbajtë: ministri i Punëve të Mbrendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, si dhe kryesuesi i Misionit të OSBE në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.