Ne Kosove, prej moshes 12 vjeçare fillon abuzimi me narkotike

Përdorimi i substancave narkotike te të ritë shihet si nji fenomen mjaft shqetësues.

Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike, thonë se mosha mesatare e fillimit të abuzimit me narkotikë ka ra në 12 vjeç.

Këto organizata vlerësojnë se janë rreth 5 mije përdorues aktivë të këtyne substancave në Kosovë, derisa shtojnë se në tanesi janë rreth 25 mijë përdorues.

Statistikat e autoriteteve të rendit flasin se vetëm gjatë periudhës Kallnor-Prill 2016, Policia e Kosovës ka trajtue mbi 218 raste, ku të përfshime kanë qenë mbi 300 persona të dyshuem.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskue mbi 180 kilogramë marihuanë, mbi 10 gramë heroinë, pastaj edhe ni sasi e kokainës.

Si rezultat i operacioneve policore gjatë kësaj periudhe janë arrestue mbi 250 persona të dyshuem.
Pamvarësisht përpjekjeve të autoriteteve të rendit per me u parandalue përdorimi dhe shitja e drogave, organizatat joqeveritare konsiderojnë se qasja deri te shitësit e drogave s’asht shumë e vështirë, gja që asht shqetësuese.

Ato konsiderojnë se mungesa e nji koordinimi të duhun të shumë mekanizmave institucionalë, ban që kjo çashtje mos me u parandalue. /REL/