Në LDK flasin edhe njiherë lidhun me votimin e kandidatit për kryetar Kuvendi

Të Ejten me 24 Gusht pritet të mbahet seanca konstituive, e gjashta me radhë e Kuvendit të Kosovës.

Seancat konstituive të thirruna ma parë janë bojkotue disa herë nga koalicioni PAN, ndërsa pritet që të Ejten të jenë të pranishëm së bashku me të gjitha partitë e tjera politike.

Sa i përket kësaj, LDK tue mos dashtë me komentue nëse mendon se PAN i ka sigurue numrat e mjaftueshme ose jo për formimin e institucioneve, ajo thotë se PAN kësaj radhe duhet me marrë pjesë në Kuvend.

Ndërsa, sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri në nji prononcim për Indeksonline thotë se LDK nuk e ka obligim me votue kandidatin e PAN.

“LDK nuk ka asnji obligim me votue kandidatin që e ka projektue rrximin e Qeverisë së LDK’s”, ka thanë Haziri.

Simbas tij, ata kane me largue nga zyrat e Kuvendit kandidatin e PAN për kryeparlamentar.