Në LDK janë të gatshëm për zgjedhje

Drejtuesit e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) shprehen të gatshëm për me shkue në zgjedhje të parakohshme në vend, nëse partneri i madh i koalicionit (PDK) insiston për nji gja të tillë.

Ditë ma parë i pari i PDK’s, Kadri Veseli, ka deklarue se Kosova mundet me shkue në zgjedhje të parakohshme, siç ka thanë ai, nëse partitë politike në pozitë dhe opozitë dakordohen. “Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk asht fundi i botës, në qoftë se vlerësohet që asht në të mirë të vendit”, ka deklarue Veseli.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK’s, Haki Rugova, thotë për gazetën “Zëri” se koalicioni qeverisës mes këtyne dy partive asht tue funksionue mirë dhe pa probleme. Por se, siç thotë ai, në qoftë se duhet me shkue në zgjedhje edhe munden me shkue.

“Nëse duhet me shkue në zgjedhje, shkojmë, nuk asht problem. Por, marrëveshjet nuk mund të prishen ashtu. Ato mund të diskutohen, por nuk besoj që koalicioni ka problem.