Në LDK po tuten se Teuta Rugova ka me votue Haradinajn për kryeministër. Qe çka planifikojnë me ba

Siç meson gazetametro.net, në LDK ka tutë e dyshim se çika e presidentit historik të LDK’s, Teuta Rugova, ka me votue Ramush Haradinaj për kryeministër. Kjo, simbas burimeve, ka me u ba si shkak i disa raporteve të afërta që llogaritet të kenë krijue familja Haradinaj me atë Rugova.

Siç merret vesh, Teuta Rugova, kishte me u shty me votue Haradinajn nga vllau i saj, Uka, mbasi ky i fundit ka nji lidhje me Daut Haradinajn, madje së bashku me Astrit Haraqinë, ata ishin në listën e AAK’s me listën e tyne të quejtun ‘Rugova’.

‘Për të ka dyshim në të gjitha strukturat e LDK’s se ka me votue Haradinajn. Uka (vllau i Teutës) në zgjedhjet e 2009 e ka pas themelu listën “Rugova” bashkë me Astrit Haraqinë, dhe kanë pas hi me AAK’në në një listë të përbashkët. Qysh atëherë Kka dhe familja e Rugoves supozohet që kanë raporte të mira me Haradinajn. Edhe lidhje të tjera që Uka i ka me Daut Haradinaj dhe Astrit Haraqinë, ndikojnë. Prandaj, Teuta do ta votonte Haradinajn si pasojë e presionit të Ukës (vëllait të saj)’, thotë burimi i Metros mbrenda LDK’s.

Kështu, tue u nje e tutun nga mundësia për me votue Haradinajn nga ndonji deputet i saj, Metro mëson se LDK’ja po planifikon me lshue sallën e Kuvendit në kohën kur votohet për Haradinajn. Për këtë, Metro merr vesh se LDK po bisedon me partnerët e koalicionit, dhe e cila gja u konfirmue edhe nga nji anëtar i kryesisë së kësaj partie.