Në listën e VV, edhe të akuzuemit për sulm ndaj Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosë që në garë për deputetë, me qenë edhe katër aktivistët e saj, ndaj të cilëve asht ngritë aktakuzë për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka ba të ditun Frashër Krasniqi, njani prej të akuzuemve për këtë rast.

Postimi i tij:

Të dashur miq,

Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj.

I falenderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest.

Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend