Në Londër nis fushata – “Nuk dojme me qenë si Shqipnia!”

13055366_10209081376654510_637861683559187923_n

Deklarata e Sekretarit britanik të Drejtësisë se, Britania mundet me marrë modelin e Shqipnisë përsa i përket tregtisë nëse del nga BE, asht ba objekt tallje nga kundështarët e tij.

Në Londër kanë nis me dal billborda me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace.
Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruejnë:

“Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët, dojne qe na me qenë si Shqipnia. Pernime!”.
Emni i Shqipnisë asht ba kështu objekt humori e hajgaresh  nga britanikët, të cilët e kanë gjete të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove.
“Daily Mail” e quejti qesharake idenë e tij dhe dërgoi nji gazetar në Shqipni, për me ju kallxue  britanikëve se qysh gjysa e shqiptarëve jetojnë në varfni, nën nivelin botnor të saj, me ma pak se 5 dollarë ne ditë.

daily-1-780x439