Në magazinën e drogës, ku punonin edhe gra shtatzana

Magazina ku përpunohej droga ndodhet shume pranë qendrës së qytetit të Rrëshenit në Shqipni. ABC ishte pranë magazinës, e cila vazhdon me u ruejt nga policia, ndërsa në mbrendësi të saj peshohej hashashi. Në këtë operacion të Policisë së Lezhës u angazhuen 100 forca të policisë, ndërsa në pranga ranë 22 persona.

Kjo magazinë ku mbrenda ka mija kg hashash, ndodhet shumë pranë qytetit.

Mundet me u pa edhe me sy të lirë, derisa je tue ecë në rrugët e Rrëshenit.

Nji zonë e njohun nga të gjithë.

Banorët jashtë kamerave kallxojnë se këtu, para syve të tyne kalonin furgona e kamionë të ngarkuem me hashash.

Për me përpunue dhe tha landën narkotike të mbledhun nga parcelat në mbarë zonën, pronari i kësaj magazine kishte punësue ma shumë se 30 punëtorë.

Burra, gra, të ri, madje edhe gra shtatzana vinin çdo ditë këtu.

Punonin disa orë dhe largoheshin sërish vetëm, në kambë mbasi pronari nuk u kishte sigurue atyne transportin./abc news