Në Mihaliq të Vushtrrisë gjenden tri fletëvotime të fotokopjueme

Në komunën e Vushtrrisë, në oborrin e shkollës fillore “Mihaliq” janë gjet tri fletëvotime të fotokopjueme, të cilat më pastaj i janë dorëzue Policisë së Kosovës.

Menaxheri i qendrës së votimit në Mihaliq, Asllan Fetahu, tha për KosovaPress se janë gjetë këto tri fletëvotime në oborr të shkollës.

Po ashtu, ai tha se këto fletëvotime i janë dorëzue organeve të sigurisë.