Në momentin e fundit partitë politike i paguejnë gjobat, kjo asht shuma

Zgjedhjet Lokale

Partitë politike kanë pritë momentet e fundit për m’i shlye gjobat nga zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen e tyne në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen më 22 Tetor në Kosovë.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i tha Radios Europa e Lirë se të Martën të gjitha partitë politike i kanë shlye borxhet që iu janë shqiptue.

Borxhi i përgjithshëm i partive politike ka qenë 350 mijë euro.