Në orën 9, nis gjykimi ndaj katër aktivistëve të VV

Avokati, Tomë Gashi, ka ba të ditun se sot në orën 9 fillon gjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuem për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht 2017. Këta janë akuzuar pa asnjë provë kredibile, kinse për rastin e sulmit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës”, ka njoftue Gashi.