Në paraburgim 6 të arrestuemit nga aksioni i djeshëm i EULEX dhe Policisë së Kosovës

policia-7.jpg

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovue kërkesën e prokurorit të EULEX, Danilo Ceccareli, që gjashtë të arrestuemve të sotëm me iu caktue masa e paraburgimit.

Dy gjyqtarët e EULEX sot kanë caktue masën e paraburgimit prej nji mueji për 6 të dyshuemit që u kapën dje nga aksioni a i madh i organizuar kundër krimit të organizuem.

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, dy gjyqtarë të procedurës paraprake të EULEX-it caktuan masën e paraburgimit prej një muaj, për 6 të pandehurit e arrestuar më 27 prill 2016, pas bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, në Prishtinë. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftimin për media.

Artan Villa, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu dhe Avni Maxhuni u arrestuen dje nga aksioni i EULEX dhe Policisë së Kosovës.