Në Prekaz sot mbahet manifestimi “Dita e Diasporës”

Sot në kompleksin memorial, “Adem Jashari”, në Prekaz, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi “Dita e Diasporës”.

Manifestimi fillon në orën 19:00, me homazhe te varrezat e familjes Jashari, për me vazhdue në orën 20:00 me programin kulturo-artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequn nga muzikologia, Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare, Nezafete Shala dhe grupi muzikor.