Në Prishtinë gjendet pa sheja jete nji 30 vjeçar

Policia e Kosovës ka gjetë nji trup të pajetë të nji mashkulli në të 30’at ditën e djeshme në Prishtinë.

Simbas informatave trupi i pajetë asht gjet në nji banesë në rrugën e UÇK’s rreth orës 12:40.

“Nji mashkull K/Shqiptar asht gjet i vdekun në banesën e tij.

Njisitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, vdekjen e personit e ka konstatue mjeku ndërsa me urdhën të prokurorit trupi i pajetë asht dërgue në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, asht thanë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.